Pasi Serbia nuk arriti të kualifikohej përmes Ligës së Kombeve në “Euro2020”, udhëheqësit e Kombëtares serbe janë duke menduar që ta shkarkojnë trajnerin aktual, Ljubisa Tumbakovic dhe të nisin kërkimet për një tjetër teknik.
Por, në media, madje edhe vetë Federat e Futbollit të Serbisë në profilin e saj në “Twitter” publikoi një deklaratë, ku thuhet se Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka biseduar me ish-trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger për ta binduar atë që ta drejtoi Kombëtaren serbe, por kjo nuk do të ndodhë.
Wenger ka refuzar menjëherë këtë ofertë dhe FSF po shikoni për një tjetër trajner.