Analisti Imer Mushkolaj thotë se LDK nuk është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare.
Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se pas humbjes në Podujevë LDK aspak nuk është e gatshme për zgjedhje të reja.
“Nga kjo humbje e madhe, LDK është e vështirë të këndellet. Podujeva tashmë është ndër pesë komunat më të mëdha në Kosovë”, tha ai.
Analisti thotë se është mirë që pas 20 vitesh është thyer bastioni i Podujevës.
“Mos të mendojë dikush se qytetari ua ka borxh votën përgjithmonë”.
9
Mushkolaj thotë se subjektet tjera politike “nuk do të kenë shpëtim sa i përket rritjes së Vetëvendosjes”.
Analisti thotë se LDK e ka pasur rastin të “shpëlahet” në koalicion me Vetëvendosjen por që sipas tij të gjithë këtë e ka prishur Agim Veliu