Një person pasditën e sotme, u nxori telashe policisë në Pejë.
I njëjti u pa gjysmë i zhveshur duke bërë gjeste të pasjelljshme rrugëve të qytetit, por ai që u prangos.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Mbretëreshë Teuta”, një person është vërejt duke bërë sjellje të pahijeshme në në vende publike.
I njëjti ka tentuar ta dëmtojë një vetura, ku më pas është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin e Policisë në Pejë”, ka thënë Rugova.
Personi në fjalë ka bërë veprën penale prishtje të rendit dhe qetësisë publike