Dalin pagat shtesë për punonjësit shëndetësor

    

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë ekzekutuar pagat shtesë për të punësuarit në institucione publike shëndetësore sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj bëri të ditur se shtesat prej 250 eurosh për mjekët dhe 150 euro për infermierët janë bërë për muajin shtator dhe tetor, kurse shtesat prej 100 eurosh për stafin mbështetës janë bërë për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19”, shkruan Zemaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar  mjekë, infermierë dhe staf mbështetës,

Kam kënaqësinë t’ju informoj se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.

Shpreh falënderimin ndaj Kryeministrit Hoti dhe Qeverisë për trajtimin me prioritet të kësaj çështjeje, njëherësh shpreh respektin e thellë për punën tuaj në shërbim pacientëve dhe do të vazhdoj t’ju mbështes dhe krijojë mundësi për punë sa më efektive