Gjiganti turk, Galatasaray po shpreson që ta transferojë futbollistin kosovar, Xherdan Shaqirin.
Trajneri i skuadrës turke, Fatih Terim është duke e vëzhguar futbollistin kosovar që një kohë të gjatë dhe po mendon se është i përshtatshëm për skuadrën e tij.
Sipas mediave turke, Galatasaray do të tentojë ta transferojë Shaqirin në afatin e janarit.
Po ashtu, po besohet se kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për Xherdan Shaqirin në mënyrë që të ketë më shumë minuta loje.