Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.
Në mesin e tyre është edhe djali i Isni Kilaj, Bledar Kilaj, i cili ishte emëruar konsull i përgjithshëm në Lubjanë.
Isni Kilaj i cili është anëtar i PDK-së, në vitin 2015 ishte zëvendësministër nga radhët e PDK-së.
Ai në vitin 2019 ishte zgjedhur kryetar i PDK-së në Malishevë.
Këtë vendim, Osmani e kishte paralajmëruar më herët gjatë ditës së mërkurë pasi mediat raportuan për emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë.