Në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për përkrahje financiare për nënat që lindin fëmijë, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka njoftuar sot, se është bërë ekzekutimi i mjeteve për 406 nëna që kanë lindur fëmijë, kryesisht gjatë këtij viti, dhe kanë aplikuar për këtë përkrahje.
“Janë ekzekutuar mjete për të gjitha ato nëna që kanë lindur fëmijë dhe kanë aplikuar për përkrahjen që Komuna e Malishevës e ofron dhe bëhet për 406 nëna që kanë aplikuar, dhe të cilat përkrahen me nga 100 euro. Pra janë ekzekutuar 40 mijë e 600 euro”, ka bërë të ditur drejtori Mazreku.
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka sqaruar, se kjo përkrahje bëhet sipas vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, dhe përkrahja nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur, ndërsa kjo përkrahje do të vazhdoj për aq sa ky vendim është në fuqi dhe nuk ndryshohet me vendim tjetër.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se brenda vitit, është herë e dytë që ekzekutohen mjete për nënat që kanë aplikuar për përkrahje. “Në muajin prill është bërë ekzekutimi i mjeteve për 400 nëna dhe tani për 406 nëna, që i bie se brenda këtij viti janë përkrahur 806 nëna, apo shprehur në mjete, janë paguar 80 mijë e 600 euro.