Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllanë e tij, Luanin, në ditëlindjen e tij.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Luani ka lindur dyzeteshtatë vite më parë, por se për ta, mbetet përherë njëzetetre vjeçar.
“Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë. Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, janë bërë 23 vjet nga rënia e Luan Haradinajt. Ai u vra në kufirin mes dy shteteve – rrugës nga Shqipëria në Kosovë.