Policia e Kosovës ka shqiptuar 778 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar masat kundër pandemisë COVID-19.
Këto të dhëna janë bërë të ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Në gusht të këtij viti ka hyrë në fuqi Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës.
Ligji në fjalë përcakton mes tjerash, masat e sigurisë, kontrollet, karantimin e gjobat për qytetarët të cilët shkelin masat.
Sipas nenit 24 të këtij ligji, personi juridik i cili nuk e respekton vendimin e Organit kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar, dënohen me gjobë prej 500 euro.
Gjithashtu, personat fizik të cilët nuk respektojnë vendimin për mbajtjen e maskës, dënohetn me gjobë prej 35 euro, si dhe për mosrespektim të distancës fizike, gjoba është 35 euro.