U raportuar në mediat ndërkombëtare se Neymar nuk e dëshironte largimin nga Paris Saint-Germaind dhe ishte madje shumë afër të rinovonte kontratën.
Mirëpo, duket se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi ka mosmarrëveshje në lidhje me kontratën e re.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, 28-vjeçari nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët me kampionin e Ligue 1 për të rinovuar kontratën.
Tani kur Lionel Messi lidhet me një largim nga Barcelona si lojtar i lirë në verën e ardhshme, Neymari mund të tentojë rikthimin në Camp Nou.
Katalunasit ka kohë që e duan rikthimin e brazilianit, e që ky i fundit mund të bëjë një gjë të tillë vetëm nëse ylli argjentinas largohet.
Neymar dëshiron të jetë lojtari më i rëndësishëm në skuadër dhe e gjithë loja të ndërtohet përreth tij