Shkruan: Lekë Mrijaj
Krijimtaria jonë shqiptare nga orët e pasditës së sotme mbeti pa krijuesin, doajenin e bilbilin e spikatur të poezisë sonë të mirëfilltē shqiptare.
Shkrimtarin e mirënjohur, Adem Zaplluzha, e kisha nderin ta njoh permes vargjeve të tija të mrekullueshme poetike, poezi të botuara dikur në revistën “Pionieri”, qe do të thotë qysh nga fundvitet ’70-ta apo qe nga bankat e shkollës fillore edhe aq me shumë e njoha qysh para tre muajve i cili veq tjerash me tha: “i dashtuni Lekë, kaherë kam dashtë që emri i juaj të figuroj në librin tim të 199-të “NJË DORË PREJ MJEGULLE”, sepse më ndero edhe mua emri i juaj…”, ndaj unë edhe me një përkushtim të plotë e kam realizuar një recension të këtij libri, i cili libër nga autori Zaplluzha, doli në dritë para afro dy muajve…
Poezitë e këtij poeti të spikatur poetik, Zaplluzha janë prezantuar në antologjinë e poezive mbarëkombëtare i cili edhe siq dihet në poezi vertetë shkelqente pikërisht ai, ishte fitues i shumë mirënjohjeve e çmimeve letrare.
Vdekja e tij është humbje e madhe për kulturën dhe artin në përgjithësi si në Kosovë, Shqipëri njiashtu edhe për mërgatën shqiptare.
Shkrimtari Zaplluzha, do të kujtohet përjetësisht për kontributin e çmuar, përmes librave të pafund të tija që i la bibliotekës së librit shqip si në Kosovë njëashtu edhe në Shqipëri.
Ngushëllimet e sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë lexuesve të krijimtarisë së tij. Pushofsh në paqe miku im, Adem Zaplluzha!!