Një masë e madhe e xhamave të thyer, që dyshohet se kanë rënë nga ndonjë mjet transportues kanë bërë që Policia Rajonale e Pejës ta bllokojë për qarkullim hyrje-daljen nga qyteti i Pejës për në Prishtinë dhe anasjelltas, pikërisht në afërsi të Zahaqit.
Tani kur po raportojmë, (ora 17:45min) ekipet e brigadës së zjarrëfikësve janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me pastrimin e autoudhës në të dyjat anët. Pasi është pastruar dalja nga Peja, pastrimi ka filluar në pjesën hyrëse për në qytet.
Lajmin për Njeshin e konfirmoi Veton Elshani – zv/Drejtor i Policisë Rajonale të Pejës.
Tani po punohet në pastrimin e anës tjetër të autoudhës dhe gjthçka po përcjellet nga policët e trafikut.