Përsëri, heshtja do të kapërdijë kryeqytetin.
Veç Prishtinës, qetësi do të mbizotërojë edhe në gjashtë komuna të tjera, të cilat nga mbrëmja e së premtes futen në karantinë.
Ministria e Shëndetësisë, vendosi të ”ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes”,
Kjo masë rigoroze, erdhi pasi instituti Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se nga 1827 testime, të infektuar, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë 728 persona.
Veç këtij vendimi, Qeveria e Kosovës, u përkujdes që t’i mbyll edhe disa lokale afariste.
Ekzekutivi vendosi që të ”ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00”.
Por, këto masa nuk është se u pëlqyen nga të gjithë.