Pritet vetëm zyrtarizimi, por Ivan Perisic mund të quhet që tani lojtari më i ri i Bayern Munich. Futbollisti kroat ndodhet në Mynih, ku mesditën e së hënës kaloi edhe testët mjekësore, ndërsa të mërkurën do të bashkohet në stërvitje me skuadrën bavareze.
Kampionët gjermanë do të prezantojnë të martën Perisic, që transferohet nga Inter në formë huazimi, me të drejtë blerje në fund të sezonit. Si fillim, Bayern do të paguajë 5 milion euro, ndërsa vlera e kartonit të futbollistit është përcaktuar në 20 milion euro.