Në orët e para të mëngjesit janë parë vetura të shumta të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it afër shtëpisë së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Gazeta Sinjali mëson se me urdhër të Gjyqtarit të Dhomave të Specializuara është duke u realizuar bastisje në shtëpinë e tij.
Dje Hashim Thaçi është transferuar në Hagë pas konfirmimit të aktakuzës së tij nga Gjykata Speciale.
Aty ka arritur edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri