Në kuadër të investimeve komunale për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, po vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugëve në qytet, të cilat kanë një gjatësi prej 4699.75 metra dhe rrugëve në fshatrat Ujmirë, Shtaricë dhe Siqevë, të cilat kanë një gjatësi prej 3935.14 metra.
Realizimin e punimeve sot e kanë përcjellur nga afër kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z. Lorenc Marleku, dhe atë të Administratës, z. Binak Sylaj.
Elezaj ka uruar qytetarët për realizimin e këtyre projekteve, të cilat do të ndikojnë në ofrimin e sigurisë më të madhe në qarkullim dhe theksoi se komuna do të vazhdojë me investime të njëjta edhe në lokalitete tjera, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës.
Projekti për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Ujmirë, Shtaricë dhe Siqevë ka një kosto buxhetore prej 126 669 euro, ndërsa projekti për asfaltimin e rrugëve në qytet ka një vlerë buxhetore prej 159 532 euro.