EULEX-i është në pritje të familjarëve të Jakup Krasniqit nga Prishtina, në mënyrë që të mund të hapë shtëpinë në fshat dhe të fillojë bastisjen.
Kështu mësohet nga familjarë të Krasniqit në Negrovc, të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës.“Pjesëtarët e Eulex-it kanë arritur këtu qe prej orës 6 të mëngjesit sot, unë i kam hetuar kah 15 në 7.
Na kanë thënë qe po presim të vijnë nga Prishtina dhe që kanë procedurë të gjatë të kontrollës këtu. 5-6 kerre të Eulex-it janë në oborr, dhe Policia e Kosovës janë jashtë oborrit.
Kaq dimë deri tani. Cka të them më shumë, po më kujtojnë ngjarjet e vitit 1980, këtë ja kemi bërë vetës kështu. Nuk kam cka të shtoi”, ka thënë H.K për KosovaPress, përmes telefonit.