NASA ka publikuar pamje të pabesueshme të shpërthimit të një vullkani në Venus. Ndërkohë, sipas ekspertëve, këto vullkane luajnë një rol të rëndësishëm në ekzistencën e mundshme të jetës në planet. Pamjet që janë publikuar janë tepër të rralla.
Venusi është planeti i dytë më i afërt me Diellin në Sistemin tonë Diellor. Planeti ka mbi 1,600 vullkane, kratere vullkanike, male dhe fusha lavash, ndërsa është i mbuluar nga re të dendura të dioksidit të karbonit dhe dioksidit të squfurit.
Megjithëse vullkanet nuk kanë qenë aktive për 500 milion vjet dhe nuk ka asnjë provë të aktivitetit tektonik, NASA ka treguar të dhëna të reja për vullkanet aktive në fillim të këtij vit, duke shpjeguar nxehtësinë e deritanishme të pashpjegueshme në zonat e trupit qiellor.