Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, për të cilin tha se ka kuptim vetëm nëse propozimi për njohje reciproke mes dy vendeve hidhet në tavolinë.
Ai shtoi se dialogu që po zhvillohet është i dështuar dhe në favor të Serbisë.
“Kam theksuar edhe më herët që ky dialog ka vetëm një kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë, përndryshe është krejt i pakuptimtë, i dështuar dhe në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet”, tha presidenti Thaçi.
Këto komente ai i bëri pas nderimeve që i bëri dy heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, me rastin e 31 vjetorit të rënies së tyre.