Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo ka deklaruar se viktima e parë nga tërmeti në qytetin e Izmirit është një grua me origjinë nga Kosova, raporton Abc News,
Sipas ambasadorit djali i viktimës, 28-vjeçar është në gjendje të rëndë në spital.
“Nënë e bir u zunë poshtë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi ditën e djeshme Izmirin duke lënë shumë viktima dhe të lënduar.
Ndërkohë që kërkimet nën rrënoja ende vijojnë nga autoritetet turke, raporton Abc News,