Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë, Albin Kurti, pas infektimit me Covid-19.
“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurëve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, ka shkruar ai.