Në territorin e Komunës së Klinës, Drejtoria Komunale e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës po vazhdojnë projektin për ripyllëzimin e zonave të gjelbëruara, të cilat janë dëmtuara përmes prerjeve masive dhe zjarrvënieve.
Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Naser Morina, i cili ka përcjellur nga afër realizimin e punimeve, ka theksuar se ky projekt ka një rëndësi të madhe si dhe do të ndikojë shumë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Morina ka njoftuar se do të bëhet mbjellja e 12 000 fidanëve të rinj të llojit pishë, që përfshinë një pjesë prej 5 hektarë, ndërsa ka shprehur falënderim edhe ndaj APK-së në Pejë për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.
Ky projekt, i cili do të përfundojë brenda këtij viti, ka filluar të realizohet në fshatin Volljakë, ndërsa ripyllëzimi do të bëhet edhe në fshatin Gllarevë dhe fshatrat përreth.