Kryesia e Kuvendit kanë mbajtur mbledhje ku kanë vendosur që më 22 gusht të mblidhen në seancë për shpërbërjen e Kuvendit. Kjo gjendje vjen pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për shkak të ftesës që mori nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar. Grupet parlamentare PDK, LDK, AAK, NISMA u deklaruar se janë pajtuar me datën. Avdullah Hoti nga LDK ka deklaruar se në kryesi janë pajtuar njëzëri që seanca të mbahet më 22 gusht. Njëlloj deklaroi edhe Ahmeti Isufi i AAK-së e poashtu edhe Memli Krasniqi nga PDK. Ndërkohë Bilall Sherifi nga NISMA ka deklaruar zgjedhjet do mbahet në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit. Ndërsa, deklaruan se janë dakorduar që para shpërbërjes së Kuvendit të miratohen edhe fondet e IPA-së