Numrat e rasteve të koronavirusit në Zvicër tani po dyfishohen nga java në javë.
Nëse situata nuk stabilizohet brenda ditësh, Qeveria kërcënon të vendosë masa të reja për të kontrolluar rritjen e infeksioneve të regjistruara, të cilat filluan rreth fillimit të muajit.
“Nëse kurba- lakorja nuk sheshohet deri të mërkurën e ardhshme, ne me të vërtetë do të marrim vendime që shkojnë më tej”, tha presidentja Simonetta Sommaruga.
Jugperëndimi i vendit është prekur veçanërisht, me grupe që shpërthejnë në shtëpitë e pensionit. “Të gjithë shpresonim se mund të shkonim në dimër pa këtë rritje të re të numrit të rasteve”, tha Sommaruga