Moderatori i njohur, Robert Bojaj është larguar nga RTV21 kryesisht nga emisioni ‘Prite të gjelbrën’.
Që nga largimi i tij nuk ka dhënë detaje se pse u largua nga emisioni pas një kohe të gjatë karriere.
Së fundi, ishte i ftuar në emisionin ‘1 kafe me Labin’ ndër të tjera, Roberti u pyet edhe pse nuk është më pjesë e RTV21.
‘Sjom po, po du me tregu njëhere se kom punu 16 vjet e gjysmë, jom rrit qaty realisht para se me punu ne 21-sh sdi çka mbaj mend tjt te dajt ndoshta tu lujt edhe mbas lufte edhe kom fillu shume i ri jom rrit jom zhvillu krejt aty po mbasandej njeri zhvillohet në jetë rriten obligimet ngarkesat, martesa, fëmija pagesat e shumta etj etj., edhe lyp me u avancu diçka ma shumë diçka tjetër diçka ma ndryshe edhe vjen deri të kjo. Veç e di që ditët e para mos me thënë javët e para e kom përjetu shumë keq se nuk isha mësu me atë ndjenjën me u zgju në mëngjes edhe mos me shku në punë, mos me shku qaty ku ndihesh sikur s’je tu punu sikur je tu shku n’kafe me ato procedurat e mengjesit me pi një kafe me shfletu një gazetë e realizon një emision dmth je në byfe je tu e pi kafen veç vetë, pas 10 minutave je n’mikrofon me njerëz prej shumicës së shteteve të botës pas krejt kësaj një ditë nuk je mo me ta ka qenë pak e rëndë, po nejse. Kom pas nevojë për një pushim, ia nisen mem nshu nervat nuk kisha mo nerva me u marr me dikond tjetër. Ndoshta edhe shikuesit kanë pas nevojë mos mem pa mo’, tha ndër të tjera Roberti.