Në projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK’së është futur një version i ri i betimit të ushtarëve të Ushtrisë së Kosovës. Nga opozita po konsiderojnë se kjo është përpjekje për ridizajnim të historisë.
Synimi i tyre në luftë ishte bashkimi i trojeve shqiptare. Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë dëshirë e thanë me gojën e tyre edhe kur dhanë betimin.
E tash kur po synohet të miratohet projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK’së në të është përfshirë edhe një version i betimit, ndryshe nga origjinali.
Nga Partia Demokratike që iniciuan këtë ligj tregojnë se ku qëndron dallimi.
Shefi i VV’së Rexhep Selimi sipas të cilit po tentohet të bëhet ridizajnim i të kaluarës dhe historisë.
Të mangët këtë ligj që tash e disa herë nuk po merr miratimin e deputetëve po e shohin edhe në Lidhjen Demokratike./