Gazetari që ndoqi rastet gjyqësorë para lufte dhe pas lufte, Agim Muhaxheri ka reaguar pas deklaratës së presidentit, Hashim Thaçi, se ai ishte i dënuar me 20 vite burgim.
Muhaxheri tregon hollësi për procesin gjyqësor ndaj 15 shqiptarëve, 12 prej të cilëve janë dënuar në mungesë – ndër ta i dënuar me 20 vjet burg ishte Adem Jashari dhe disa të akuzuar tjerë.
“Hashimi qe dënuar në mungesë me 10 vjet burg… Shih për këtë shkrimin tim – „Shqiptarëve të pambrojtur: 264 vjet burg“, i publikuar në gazetën „Bujku“ më 12 korrik 1997”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Ti zotëri Hashim Thaçi nuk je dënuar me 20, po me 10 vjet burg në mungesë
Hashim Thaçi, i akuzuar për krime të luftës, në emisionin Debat plus të Ermal Pandurit zbrazi mllefin ndaj Albin Kurtit, të cilin e nxori në taborin e Serbisë armike.
Hashimi tha: „Kur unë jam dënuar me 20 vjet burg, ai (Kurti) ka dëgjuar Bjelo dugmen…
Përse e përmend Bjelo dugmen ?
Atëbotë në gjykatore janë sjellur vetëm tre të akuzuar – Besim Rama, Idriz Asllani dhe Avni Nura.
Ky zotëri që s‘e ka mbajtur asnjë ditë burg në kohën e regjimit të Milosheviqit, rren për hava…
Si gazetar e kam ndjekur procesin gjyqësor ndaj 15 shqiptarëve, 12 prej të cilëve janë dënuar në mungesë – ndër ta i dënuar me 20 vjet burg ishte Adem Jashari dhe disa të akuzuar tjerë…
Hashimi qe dënuar në mungesë me 10 vjet burg… Shih për këtë shkrimin tim – „Shqiptarëve të pambrojtur: 264 vjet burg“, i publikuar në gazetën „Bujku“ më 12 korrik 1997.
Kija inatin Albin Kurtit, po hakun mos ia ha !
Mos gënje !