Në shumë pjesë të qytetit të Klinës mund të hasim në mbeturina të cilat janë të vendosura në vend jo të duhura.
Kjo si pasojë edhe e qytetarëve të pa ndërgjegjshëm, por edhe bizneseve, të cilët hedhin ato vend e pa vend.
Një pamje e tillë është edhe në qendër të qytetit, saktësisht pranë objektit të komunës, ku megjithëse janë të vendosur disa kontinjerë, qytetarët dhe bizneset që operojnë pranë këtij vendi, vazhdojnë t`i hedhin mbeturinat në vend jo të duhura.
Një lexues i Klinainfo ka thënë se mbeturinat kryesisht hidhen në tokë nga bizneset që operojnë afër këtij vendi, ndërsa ka theksuar se megjithëse kjo dukuri po vazhdon inspektorati i komunës nuk po merr masa ndaj shkelësve të ligjit.
Pamje të njëjta ka edhe në pjesë të tjera të qytetit, megjithëse kompania e pastrimit “Ambienti” punon çdo ditë në pastrimin e hapësirave publike.