Sot, kujtojmë 91 vjetorin e vrasjes klasike të françeskanit, eruditit e mësuesit shqiptar, At’ Shtjefën Gjeçovi

Shkruan: Lekë Mrijaj
Klinë: 14 tetor 2020

Nismat e para të veprimtarisë fetare dhe kombëtare janjevasi shqiptar me origjinë nga Puka, At’ Shtjefën Gjeçovi (1874-1929) i nisi në Troshan dhe Rubik…

Pikërisht një veprimtari të tillë kulturore fetare dhe kombëtare, At’ Gjeçovi e vazhdoi me një zell e përkushtim të plotë edhe në vëndlindjën time në Zllakuqan të Klinës, i cili në fillimvjeshtën e vitit 1888 për herë të parë ky françeskan e bëri hapjen e Shkollës së parë Shqipe edhe në Zllakuqan të Klinës, gjë qe si mësues i parë i popullit shqiptar (edhe sipas Faik Konicës) i këtij tempulli të dijës zhvilloj edhe shumë aktivitete të tjera gjithëperfshirëse…

Ka shkruar dhjetëra vepra në të tri gjinit letrare të gjuhës amtare shqipe duke përfshirë edhe “Kanunin e Lekë Dukagjinit” gjë qe mbetët një lapidar i përjetshëm fundamental për ne shqiptarët.

Madje shumë prej veprave të tjera të tij mbetën të pabotuara që do të thotë se u mbetët studiuesve për ti hulumtuar dhe nxjerrur në dritë veprat e këtij vigani erudit e martiri të kombit, kulturës e fesë Katolike shqiptare…

Ky françeskan shqiptar është vra sot, 91 vjet më parë apo me 14 tetor të vitit 1929 në Zym të Hasit-Prizrenit ku sherbente si famullitar në këtë Kishë.
………..

Ripublikim i poezisë:

MA (RI)VRANË AT’ SHTJEFËN GJEÇOVIN

Ma (ri)vranë At’ Shtjefën Gjeçovin,
E unë, ka kohë veç hesht!
Ma (ri)vranë mëndje ndriturin rilindas
Laraskat aty diku mbi vresht…

Kurr nuk gjeta fjalë ti ndal fajtorët,
Edhe pse i’u bëra “lutje” me fjalë,
Ma (ri)vranë At’ Shtjefën Gjeçovin,
Mister mbetët fajtori, larg në mal…

Ma (ri)vranë At’ Shtjefën Gjeçovin,
Por jo shpirtin e tij të Shënjt me Zjarr,
Shpirti i tij shëndrit si rreze…
Shperthen sikur flaka aty mbi “zgarē”.

(L/M. 29 gusht 2019).