Ish-polici, Dervish Krasniqi, është arrestuar disa ditë më parë në pikën kufitare në Han të Elezit.
Ky arrestim është mirëpritur nga qytetarët e Kosovës, ngase shumë njerëz në Kosovës kryesisht të rajonit të Klinës, pasi gjatë viteve të 90-ta kishte rrahur, torturuar, malteretuar.
Disa dëshimitarët të cilët end i kanë kujtimet e freskëta të maltretimeve që ia kishte bërë Dervish ‘Milici’ në stacionet policer. Ishte i njohur për dhunë brutale.
Dëshmitarët poashtu e kanë quajtur të vonëshëm vendimin e autoriteve vendore për arrestimin e tij. Thonë që është interesant arrestimi i tij në pikën kufitare pasi gjithë kohën ishte në Klinë në shtëpinë e tij.
Adem Krasniqi, dëshimtarë dhe viktimë e tij thotë që pret që drejtësia të vihet në vend.
Pres me ja dhënë dënimin e merituar unë send si kam bo as se kam njoft përpara as kurgjo hiq”, ka thënë ai.
Habib Krasniqi një viktimë tjetër thotë që shteti është vonuar në arrestimin e tij.
“E kam prit mirë po me vonesë është dashur ma herët jo mu shëtit lirshëm ai. Pres prej drejtësisë së Kosovës me e dënu”, ka shtuar ai.