Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli e ka thirrur Kryesinë e Kuvendit për të hënën dhe në agjendë të diskutimit do të jetë një pikë shumë e rëndësishme: Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, që do të nënkuptojë edhe shkuarja në zgjedhje, shkruan Periskopi.
Para pak ditësh, Veseli ftoi partitë politike që ‘të mos maltregojnë qytetarët’, por ‘që të merren vesh në Kuvend’ për të caktuar seancën ku do të shpërbëhej Kuvendi.
“Mos t’i maltretojmë qytetarët, është koha e vendimmarrjes. I kisha thirr kolegët e mi të partive politike, të mblidhemi në Kuvend, duhet të ndodh shpërbërja e Parlamentit, të merremi vesh për datën e zgjedhjeve”, kishte deklaruar Veseli.