Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, pasi që gjatë kontrollit tek ai ka gjetur dhe ka konfiskuar armë-revole.
Sipas policisë, i dyshuari në karikatorin e armës kishte pesë fishekë të kalibrit 6.35 mm.
“Sheshi ‘Mujë Krasniqi’, Klinë, 09.10.2020-00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar arma-revole me një karikator me pesë fishekë të kalibrit 6.35 mm”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.