Ushtrimet i kanë obligim për çdo mëngjes. Edhe trajnimet me armë të gjata i kanë të shpeshta. Ushtria e Kosovës është e pajisur me këto armë automatike, por duket se ato nuk u mjaftojnë.
Forca e Sigurisë tani po planifikon të furnizohet me pajisje shtesë dhe tashmë kanë nënshkruar disa kontrata për furnizim me mjete të nevojshme.
Një gjë të tillë e pohon komandanti i FSK’së, Rrahman Rama.
Gjenerali Rama, bënë të ditur se për çfarë mjete kanë nevojë të furnizohen ushtarët e Kosovës.
E pos pajisjeve të blinduara, tani ushtria e Kosovës po mendon të krijojë edhe flotë ajrore.
Rama, thotë se po mendojnë që të pajisen me helikopter.
Ndërkohë për pilot kjo forcë nuk do të ketë telashe pasi FSK’ja ka tre pilot të shkolluar jashtë vendit të cilët aktualisht po bëjnë praktikë në Shqipëri.
Vitin e kaluar FSK’ja ka marrë 27 automjete ushtarake të njohura si “Humvee”, të cilat erdhën si donacion nga ushtria amerikane.