Një lajm i mirë ka ardhë për Kombëtaren e Kosovës, ku po besohet se të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativë, në testet e bëra për COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari kosovar, Arlind Sadiku, ku sipas tij të gjithë futbollistët që kanë udhëtuar për në Shkup, do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme, shkruan Sinjali Sportiv.
Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut, nesër duke filluar nga ora 20:45.