Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Liverpool.
Skuadra kampione është përcaktuar që ta mbajë atë, ndonëse në shumicën e rasteve ai nuk ka hapësirë për t’u paraqitur, shkruan Evening Standard,
Në këtë afat kalimtar që përfundon sonte ka pasur interesim të shprehur për përfaqësuesin e Zvicrës, por që oferta zyrtare nuk ka pasur.
Kështu që Shaqiri me e pa paraqitje, do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës që drejton Jurgen Klopp.