Ka përfunduar ndeshja kthyese mes Feronikelit dhe Slovan Bratislavës.
Kampioni i Kosovës pësoi humbje edhe në ndeshjen e dytë, ku edhe u eliminua nga garat europiane.
Slovan Bratislava mposhti Niklin në ndeshjen e dytë me rezultat 2:0 me golat e shënuar nga De Marconnë minutën e 19-të dhe Holman në minutën e 54.
Feronikeli u mundua që së paku ta shënojë golin e nderit, por një gjë e tillë ishte e pamundur për shkak të mbrojtës së fortë, të cilën e aplikuan gjatë gjithë ndeshjes mysafirët. Në fund të ndeshjes Feronikeli mbeti pa një lojtar, pasi që Mevlan Zeka u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje tejet të ashpër ndaj kundërshtarit.
Kjo ishte hera e parë për skuadrën nga Drenasi që morri pjesë së pari në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve, që u eliminua nga The New Saint, dhe pastaj luajti në kualifikimet e Ligës se Europës.
Kujtojmë që këtë vit Kosovën në garat evropiane e përfaqësuan dy ekipe, Nikli dhe Prishtina dhe që të dyja tashmë janë eliminuar.