Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është krenuar me masat e reja të marra në lidhje me parandalimin e pandemisë së COVID-19.
Në Facebook, Zemaj ka thënë se masat anti COVID-19 të marra nga Qeveria e Kosovës pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë të fushës dhe Bordit këshillëdhënës po vazhdojnë të japin rezultate.
“Edhe sot, nga 525 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, 47 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Këto rezultate dhe kjo situatë e menaxhueshme assesi nuk duhet të kthehet në pakujdesi. Të gjithë së bashku, jemi partner në proces, të gjithë akterët duhet të marrin dhe t’i kryejnë përgjegjësitë që i ngarkon ligji në mënyrë që virusit mos t’i japim këmbë por ta minimizojmë prezencën e tij”, ka shkruar Zemaj.
Sipas ministrit Zemaj, ‘shëndeti është edhe mision për të ruajtur shëndetin indivual dhe nga ai induvidual edhe atë kolektiv duhet të jetë mision i të gjithëve, andaj secili të japim maksimumin për ta luftuar virusin’.
“Tashmë kur edhe shtetet evropiane, kanë filluar ta largojnë Kosovën nga lista e zezë sa i përket prezencës së Covid-it, ne kemi motiv shtesë për të qenë bashkë për ta fituar betejën. Koordinimet e mëtejme, me faktorët relevantë, vijojnë sot, nesër, me baza të rregullta”, ka vazhduar tutje ministri i Shëndetësisë.
Sipas regjistrave zyrtare të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani në Kosovë janë regjistruar gjithsej 15 mijë e 379 të infektuar me coronavirus. Nga kjo shifër 13 mijë e 88 janë shëruar ndërsa janë shënuar edhe 617 viktima.
Gjithashtu në vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, ora policore është hequr nga të gjitha komunat në vend.
Nga këtë vendim thuhet se vendimi me numer 01/17 i datës 28 korrik është shfuqizuar, ku parashihej orea policore për disa komuna, përfshirë edhe Prishtinën.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 32 ka vendosur masa të reja për parandalim të COVID-19
Në këto masa thuhet se shtetasit të cilët hynë në Kosovë për të qëndruar një kohë të gjatë apo kanë qëndrim të përhershëm janë të obliguar të dëshmojnë se nuk janë të infektuar me SARS-CoV-2 përmes testit molecular RT-PCR.
Institucionet shëndetësore janë të obliguar të rikthejnë shërbimet shëndetësore në përputhje me masat e COVID-19, gjithashtu, institucionet publike dhe ato private janë të obliguar të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë.
Ndërsa sa i përketë gastronomëve orari i punës u është zgjatur deri në orën 23:30, apo u ndalohet funskionimi i tyre nga ora 23:30 deri në ora 05:00, nga ora 21:00 duhet të ndalojnë muzikën.
Vazhdon ende të mbetet në fuqi vendimi për mosgrumbullim të njerëzve, mbajtja e distancës dhe mbajtja e maskës.