Qeveria e Kosovës ka vendosur masat e reja kundër Covid-19.
Tashmë është publikuar edhe rregullorja e re për aktivitetet sportive, fitneset dhe pishinat, shkruan IndeksOnline
Në vendimin e ri të Qeverisë, thuhet se lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, si dhe stërvitjet deri në 30 persona, e në organizimin e garave 50.
Ndërkaq, lejohen edhe fitneset e pishinat e mbyllura, por gjithmonë duke respektuar masat anti-Covid-19.
Gjithashtu, në njoftimi thuhet se matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objektin përkatës./