Aeroplani i rrëzuar është i ushtrisë serbe, dalin pamjet e para

Aeroplani i rrëzuar mbi vendin e quajtur Loznica, në Serbi, është i Ushtrisë serbe.

Sapo janë publikuar edhe fotografitë e para nga ky aksident tragjik ajror.

Deri tani është e sigurt se piloti ka vdekur, ndërsa nuk dihet ende se sa persona të tjerë kanë qenë në aeroplan.

Siç shihet, aeroplani ushatarak serb është bërë shkrumb e hi.

Aeroplani është rrëzuar në orën 09;15 të mëngjesit afër maleve të Zvornikut, në Serbi.