SHTATË HAPAT QË DUHET TË NDËRMARRË KOSOVA PËR STATUSIN E VENDIT KANDIDAT PËR NË BE

Kosova ka para vetes shtatë hapa për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Këtë po e thotë kreu i Institutit Epik, Demush Shaha, i cili nënvizon faktin se Kosova dhe Bosnja janë dy vendet e vetme në Ballkan që nuk gëzojnë këtë status

Ai thotë se statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, përveç që është arritje e madhe për çdo vend, ka rëndësi të madhe ekonomike.

Sipas tij, kjo është e lidhur ngushtë me mirëqenien ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

“Fitimi i statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE është një arritje e madhe për çdo vend. Ky status është mesazh politik se vendi respektiv ka ngritur marrëdhëniet e veçanta me bllokun më të madh politik dhe ekonomik në botë. Statusi i vendit kandidat nuk ka vetëm rëndësi politike, por edhe ekonomike. Avancimi në rrugën integruese është ngushtë i lidhur me rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale për qytetarët”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Shashës:

Bosnja dhe Kosova janë të vetmet dy vende në Ballkan të cilat nuk gëzojnë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Fitimi i statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE është një arritje e madhe për çdo vend. Ky status është mesazh politik se vendi respektiv ka ngritur marrëdhëniet e veçanta me bllokun më të madh politik dhe ekonomik në botë. Statusi i vendit kandidat nuk ka vetëm rëndësi politike, por edhe ekonomike. Avancimi në rrugën integruese është ngushtë i lidhur me rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale për qytetarët.

Kosova ka para vetës 7 hapa drejt statusit të vendit kandidat. Me qëllim të ndërmarrjes së suksesshme të këtyre hapave Kosova duhet të siguroj bashkëpunim të plotë me Gjykatën Speciale, progres në dialogun me Serbinë, përmbushjen e kënaqshme të MSA-së dhe mbështetjen nga pesë vendet anëtare të BE-së.