OJQ ZANA reagon për ndarje të subvencioneve në mënyre jo transparente-meritore

Reagim i OJQ ZANA Klinë

DKRS Klinë vazhdon ndarjen e subvencioneve në mënyrë jo transparente

Komuna e Klinës ditë me herët ka publikuar listën përfundimtare të përfituesve të subvencioneve nga thirrja e DKRS-së, në kategorinë e kulturës dhe rinisë, si dhe në kategorinë e sportit. Në vendimet përfundimtare të DKRS-së për subvencionimin e OJQ-ve dhe individëve, figurojnë titujt e projekteve dhe përfituesit.

OJQ ZANA ka kërkuar nga DKRS-ja dhe Komisioni vlerë sues – që gjatë publikimit të listave përfundimtare të përfituesve krahas titullit të projektit dhe emrit të përfituesit të përfshijë edhe informatat si në vijim:

– Kriteret e vlerësimit, në bazë të cilave janë përzgjedhur përfituesit;

– Listën e anëtarëve të komisionit vlerësues;

– Përshkimin e shkurtër të projektit dhe rezultatet e pritura;

– Shuma financiare e aplikuar me projekt nga organizata/shoqata ;

– Shuma financiare e përkrahur nga DKRS;

Zana konsideron se me publikimin e këtyre informatave dhe dokumenteve drejtoritë komunale do të tregonin transparencë dhe llogaridhënie, duke dhënë shembull për praktika të mira të qeverisjes.

Mirëpo DKRS-ja në Komunën e Klinës nuk e ka përfillur këtë kërkesë dhe ka vazhduar që listën përfundimtare të përfituesve të subvencioneve ta publikojë vetëm emrat e OJQ –ve përfituese

Zana përkujton se praktika e njëjtë e kufizimit të transparencës rreth mënyrës së përzgjedhjes dhe rezultateve finale të subvencioneve nga DKRS-ja ka ndodhur edhe në vitin 2019 dhe ka vazhduar edhe këtë vit(2020) , duke i përkrahur edhe individet të cilet janë mësimdhënës, profesor ose edhe persona zyrtarë komunal të që kanë lidhje familjare me përfituesit ose luajnë për klube të ndryshme sportive.
Prandaj Zana edhe njëherë i bën thirrje Komunës së Klinës që t’i rishqyrtojë këto veprime dhe të angazhohet për zbatimin e praktikave më të mira të qeverisjes, pasi që mospërfillja e këtyre kërkesave krijon hapësirë për dyshime për keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e parasë publike.

Zana po ashtu ka dokumentin e Komisionit të ankesave, ku komisioni vlerësiues gjatë vlerësimit ka bërë me shumë pesë shkelje të Rregullores për financim publik të OJQ –ve.

Përveç kësaj transparenca radikale ka qenë njëra prej zotimeve të kësaj qeverie komunale, që tani duhet të gjej zbatim edhe në praktikë.

Gjithë të mirat,

OJQ ZANA Klinë