Dy javët e fundit është raportuar rënie e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa është rritur edhe numri i të shëruarve, vetëm në 24 orët e fundit 104 pacient kanë fituar betejën me koronavirusn.
Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë 674 raste. Megjithëse shqetësuese po mbetet numri i vdekjeve. Aktualisht kemi 615 viktima si pasojë e virusit.
Që nga 13 marsi kur u raportuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive është 15 mijë 142 nga 62 mijë 607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.
Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 1 mijë e 853, derisa numri i vdekjeve ka shkuar në 615