Sot gjatë orëve të mbrëmjes Kosovën do ta vizitojë i dërguari special për Ballkanin nga shteti amerikan, Richard Grenell.
E Grenellin do ta pres kryeministri i vendit Avdullah Hoti, vet i 10.
Në përbërjen e ekipit të Hotit sic mëson IndeksOnline do të jetë zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri, zëvendëskryeministrja Albulena Halimaj, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ai nga radhët e serbeve Goran Rakic, si dhe ministrat Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi, Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi.
Ndryshe takimi i Grenell vjen pasi që në fillim të këtij muaji në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e presentit Donald Trump, u arritë një marrëveshje në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Richard Grenell arrin sot për vizitë zyrtare në Kosovë, bashkë me një delegacion të qeverisë amerikane i udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.
Vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.