QEVERIA IA NGRIT PAGËN SKENDER HYSENIT

Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni, do të marrë pagë të barasvlefshme me atë të një zëvendësministri, ka vendosur sot Qeveria e Kosovës.

Rregullimi i pagës së Koordinatorit Shtetëror për Dialog u propozua nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

“Paga është e barasvlershme me pagën e zëvendësministrit sipas praktikave me raste të ngjashme. Ndihmësit, asistentët profesionalë të përkohshëm të koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë sipas vendimit të qeverisë të datës 2 korrik 2020, kompensohen ngjashëm me pozitën e asistentit/es të kryeministrit”, tha zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Aktualisht, paga e një zëvendësministri të Qeverisë së Kosovës është 1.300 euro.