Nxënësit që nga fillimi i kësaj jave pas gjashtë muajve i janë rikthyer bankave shkollore.
E ky fillim vit shkollorë, i ka gjetur më ndryshe si gjithherë, shkaku i pandemisë Covid-19,
Distanca, maskat e dezinfektantët, tashmë janë bërë obligative për të gjithë nxënësit që vijojnë mësimet.
Ndonëse kjo është e njëjtë edhe për personelin mësimor dhe stafin menaxherial të shkollave, duket se kjo rregull nuk ka vlejtur për drejtorin e shkollës fillore “ Emin Duraku”, në Banull të Lipjanit.
Ai shihet fare pranë nxënësve duke qëndruar por pa maskë të vendosur në fytyrë.