Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu është deklaruar lidhur me çështjen e vazhdimit të kontratës së Telekomit me kompaninë Z-Mobile. Ajo thotë se çdo negocim për vazhdimin e mundshëm të kësaj kontrate është i papranueshëm. “Asnjë kusht nuk është i pranueshëm. Kontrata e Telekomit me Z-Mobile duhet të mos vazhdohet. Çdo negociim për vazhdim është i papranueshëm” shkruan Haxhiu. Bordi i Telekomit të Kosovës ka marrë vendim që ta ndërpresë kontratën me kompaninë Z-Mobile, duke konsideruar se kjo kontratë e nënshkruar 10 vjet më parë, ka rezultuar të jetë e dëmshme për Telekomin dhe si e tillë e ka futur në krizë financiare. Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile në vazhdimësi kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me kontratën. Mospajtimet mes palëve kishin nisur kur Z-Mobile kërkoi numeracion shtesë. Çështja kishte shkuar në arbitrazh dhe Gjykata e Prishtinës vendosi në favor të Z- Mobile.