Kryeministri Avdullah Hoti, nesër, do të qëndrojë sërish në Bruksel.
Këtë herë, Hoti në Bruksel nuk do të jetë për dialog, siç qëndroi në fillim të kësaj jave, por për një vizitë zyrtare.
Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë kësaj vizite Kryeministri do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjera do të takojë Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë̈ së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.