Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë për fëmijët e familjes Mavroqani nga komuna e Kamenicës, të cilët kanë humbur nënën e tyre, vrasje e cila dyshohet të jetë kryer nga babai i tyre.
Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, ndërtimin e shtëpisë për këta fëmijë e kanë rekomanduar Qendra Sociale e Komunës së Kamenicës.
“Këta fëmijë në një ngjarje tragjike dhe kriminale në shtëpinë e tyre humbën nënën nga akti kriminal i vrasjes nga babi i tyre dhe tani kanë mbetur pa prindër.
Qendra Sociale e Komunës së Kamenicës dhe shërbimet shëndetësore psikologjike kanë rekomanduar që fëmijët të mos kthehen në shtëpinë e tyre të vjetër ku ka ndodhur krimi i rëndë për arsye të efekteve psikologjike që mundë të shkaktohen në ndërtimin e personalitetit të tyre”, thuhet në njoftim.