Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 47 pacientë me COVID-19, njëri prej tyre është në respirator. 36 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 13 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në raportin e spitalit të publikuar në një postim në Facebook thuhet se të infektuar me koronavirus ka edhe nga stafi mjekësor, në mesin e tyre 2 mjekë, 4 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimeve teknike.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, ndërsa 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. /