Kanë avancuar bisedimet mes Fenerbahçes dhe Lazios për transferimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi në Itali.
Sipas “Corriere dello Sport”, futbollisti i Lazios, Bastos do të jetë çelësi i këtij transferimi, pasi gjiganti italian synon ta shesë atë për të shtuar fondet për transferimin e shtatgjatit kosovar.
Siç kanë raportuar mediat në Itali dhe Turqi, klubet janë pajtuar për transferimin rreth 20 milionë eurosh, plus bonuseve.
Lojtari do të marrë pagë 2.6 milionë euro për sezon. 26-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.